Tani nuk ka më asnjë aludim. Avioni rus i pasagjerëve ka shpërthyer nga një bombë 2 kg që ishte vendosur në bord. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Shërbimit rus të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov.
Qeveria ruse ka hezituar në fillim të pranojë faktin se avioni u rrëzua nga terroristët në shenjë hakmarrje për mbështetjen e Rusisë ndaj qeverisë së Bashar al-Asad në Siri.
Avioni rus u rrëzua mbi Sinai më 31 tetor, kur kishte 20 minuta që ishte ngritur nga Sharm el-Sheikh. 224 persona, pasagjerë dhe ekuipazh mbeten të vdekur.