Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zv.Presidenti i Top-Channel merr konçensionin e naftës në Fier

2016/08/08 at 12:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zv.Presidenti i Top-Channel merr konçensionin e naftës në Fier

Më 27 Korrik 2016, kryeministri Edi Rama firmosi një vendim, që i jepte një kompanie të quajtur ‘Recovered Earth Albania’  5.7 hektarë truall në Kasnicë të Patosit, me çmim 1 euro.


Trualli ishte pronë e shoqërisë ‘Albpetrol’, por Ministria e Ekonomisë, e shkëputi nga Albpetroli dhe trualli i kaloi kompanisë private.

vendimi i qeverise per recovered earth albania

Për të mësuar më tepër në lidhje me këtë vendim, HashtagAL ju drejtua zyrtarisht Ministrisë së Ekonomisë duke i drejtuar disa pyetje në lidhje me natyrën e projektit dhe shfrytëzimin që do realizohej.

Ministria tha zyrtarisht se kompania‘Recovered Earth Albania’ është një firmë amerikane, e cila do të investonte rreth 35 milionë dollarë deri në vitin 2018. Sipas ministrisë, kjo kompani amerikane, zotëronte një teknologji të përparuar, nëpërmjet së cilës mundësonte prodhimin e karburanteve duke përdorur rërën bituminoze si lëndë të parë.

Ministria tha se nga aktiviteti i kompanisë do të punësoheshin disa qindra persona dhe se kompania amerikane kishte ndërkohë një impiant të ngjashëm të përpunimit të naftës bruto në Kentucky të SHBA-ve.

Nga një verifikim elementar, rezulton se kompania që zhvillon këtë aktivitet në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës quhet ‘Recovered Earth Technologies’.Kjo kompani ka një emër të ngjashëm me firmën që ka fituar kontratën me qeverinë shqiptare, e cila quhet ‘Recovered Earth Albania’.

Por kompania e regjistruar në Tiranë, nuk rezulton të ketë ndonjë lidhje me kompaninë amerikane.

Pronësia e ‘Recovered Earth Albania’ është e tre individëve të përveçëm dhe asnjë kompani e huaj nuk posedon aksione në ‘Recovered Earth Albania’.

FAximile ndarja e aksioneve ne Recovered earth albania me logo

Aksionarët e ‘Recovered Earth Albania’janë si më poshtë:

Michael James Mills – 50 % të aksioneve.
Theodor Laçi – 30% të aksioneve
Erion Ylli – 20% të aksioneve.

Nga verifikimi i ekstraktit zyrtar të kompanisë që ka fituar koncensionin, nuk rezulton asnjë gjurmë apo pronësi e kompanisë amerikane ‘Recovered EarthTechnologies’.

Nga ana tjetër, kompania amerikane të cilën ministria e referon si ‘kompani me përvojë’  rezulton se ka pasur bashkëpunim me koncensionarin ‘Bankers Petroleum’ që operon në Patos-Marinzë dhe i ka shitur teknologji këtij koncensionari në të kaluarën.

Kompania ‘Recovered Earth Albania’ së cilës qeveria i dha koncensionin, është themeluar në Janar-2016, pra është kompani që ekziston prej 8 muajsh, ndërsa tre aksionarët e saj, kanë aksione nominale në emrin e tyre dhe nuk përfaqësojnë zyrtarisht asnjë kompani të huaj.

Mes listës së aksionarëve bie në sy emri i z.Erion Ylli, posedues i 20% të aksioneve. z.Erion Ylli është njëkohësisht dhe Zv/President i televizionit kombëtar Top –Channel.

/ HashtagAL /

Me poshte gjenden sqarimet e Ministrise per Koncensionin: 

1.Cili do jete objekti i aktivitetit te kompanise qe ka siguruar kontraten enfiteoze?

Kompania do të ndërtojë një impiant të prodhimit të naftës bruto nga rëra bituminoze në fshatin Kasnicë të Fierit. Ky lloj investimi është tentuar me parë nga investitorë të ndryshëm, por nuk ka pasur fizibilitet. Kompania Recovered Earth ka teknologji unike të patentuar që e nxjerr me fitim këtë investim dhe në kushtet e çmimit të ulët të naftës në tregun boteror.

2. Cili do të jetë përfitimi i palës shtetërore?

Pala shtetërore ka fitime të shumëfishta. Se pari, vihet në shfrytëzim pasuri publike të fjetura si rëra bituminoze, si dhe një sipërfaqe trualli dhe objektesh të “Albpetrol” SHA, kundrejt një investimi prej të paktën 3.5 miliardë lekë brenda vitit 2018, çka nënkupton një angazhim të madh edhe të vetë sipërmarrjeve të zonës përresh ku kryhet investimi. Së dyti, do të punësohen brenda vitit 2018 rreth 360 persona në zonën e Ballsh Patos vetëm nga kjo kompani, pa përfshirë efektin indirekt të punësimit edhe në sipërmarrje të tjera përreth zonës.
Së treti, të ardhurat që do të vjelë shtetit nga i gjithë aktiviteti ekonomik që do krijojë kjo kompani në ketë zonë, duke filluar nga prodhimi i naftës e me rradhë që përkthehen në ardhura vjetore të larta.

3. A ka pasur një garë? Apo ishte ofertë e pakerkuar?

Për dhënien me qira të pasurisë “Truall dhe objekt të pasurisë nr.603/3, Z.K.2111, vol.2, fq.171, Kasnicë, Fier”, në pronësi të shoqërisë “Albpetrol” SHA, Fier është zhvilluar një konkurrim më datën 28.06.2016, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në ketë konkurrim ofertuese e vetme ishte shoqëria “Recovered Earth Albania” SHA, e cila fitoi. Më datën 27.07.2016, Këshilli i Ministrave miratoivendimin për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Recovered Earth Albania”, sh.a.. Kontrata është në proces hartimi, sipas legjislacionit në fuqi.

4. Çfarë di ministria për eksperiencën dhe kapacitetet e kësaj kompanie dhe si i vlerëson ato?

Firma amerikane është pronare e një impianti të prodhimit të naftës bruto nga rëra bituminoze në Kentucky të SHBA-së, dhe ka teknologji unike për këtë biznes. Ky investitor ofron garanci teknike, por dhe financiare që është i aftë të bëjë dhe menaxhojë këtë investim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Sipas planit të biznesit të paraqitur në konkurrim, Recovered Earth Technologies (RE) është një lider global në rehabilitimin e burimeve natyrore duke përdorur një kombinim të teknologjive të licensuara dhe të patentuara. Produktet dhe sisitemi RE përdoren në të gjithë botën në naftë, gaz, bujqësi dhe tregjet kimike. Zotërojnë një gamë të gjerë sisitemesh nga zgjidhje komplete për ujin deri të rehabilitimi i tokës. RE është një kompani private me përgjegjësi të kufizuar në Nevada me selinë e saj në Reno dhe me zyra të tjera në Teksas, Florida dhe Londër. Ky ishte prezantim i shoqëruar me dokumentacionin përkatës paraqitur në konkurrim që mundësoi vlerësimin e bërë nga MZHETTS.

Etiketa: Erion YllinaftaTop-ChannelZv.presidenti


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Fotolajm/ Kur Luana ishte 17 vjeçe,  shikoni çfarë ndryshimi

Foto/ Luana Vjollca e nis ditën me këtë foto provokuese

Flet Majlinda Kelmendi: Ne i mbijetuam luftës dhe nëse duam diçka mund ta arrijmë

Vjen kërkesa e parë për martesë ndaj Majlinda Kelmendit

Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

Grabitësit e bankës në ish-bllok, 3 ditë gërmime për të arritur te kasaforta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}