Rajoni

Zv/kryeministri i Listës Serbe heq nga zyra simbolet kombëtare të Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:49 - 10/06/20 |
Al Do

Disa ditë pas votimit të qeverisë së re të Kosovës, zëvendëskryeministir i ri nga Lista Serbe, Goran Rakiç zhvilloi një takim në zyrën e tij me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova.

Ajo që ra në sy nga ky takim në imazhet e publikuara, ishte mungesa e simboleve kombëtare të Kosovës në zyrën e zëvendëskryeministrit.

Mediat serbe kanë pasqyruar këtë lajm. Sipas B92, më herët flamuri i Kosovës ishte përdorur në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiç, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës. Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan B92.

Mungesa e simboleve kombëtare në zyrën e numrit dy të qeverisë së Kosovës vjen pas vendimit të kësaj të fundit për heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Ky ishte kusht i pa negociueshëm i qeverisë paraardhëse Kurti, gjë që më vonë solli edhe rënien e tij.

Kuvendi i Kosovës votoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti pas prishjes së koalicionit mes VV dhe LDK. Tashmë qeveria e re përbëhet nga një koalicion i gjerë mes LDK, AAK, Nisma, Lista Serbe dhe parti të minoriteteve.

Qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti u votua në Kuvend me 61 vota, minimumi i mundshëm. Një çarje e koalicionit me Listën Serbe, ndoshta për heqjen e simboleve kombëtare nga zyra e zëvendëskryeministrit, do ta çonte në minorancë në Kuvend qeverinë, ç’ka mund të sillte rrëzimin e saj. /Opinion.al

Pas