Aktualitet

“Zoti e di ç’kam hequr”,aktivistja e arrestuar në protestë:Ngrihuni dreqi ta hajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 14/03/22 |
Opi Nion

Një nga aktiviste, e cila ishte arrestuar nga policia disa ditë më parë, i është bashkuar protestës ditën e sotme pasi është liruar nga qelia.

E reja ka folur para Kryeministrisë, ku është shprehur “Zoti e di ç’kam hequra ato ditë”, duke iu referuar ditëve që ka qëndruar në qeli.

Më vjen mirë që ju shoh të gjithëve duhet të jemi më shumë e më shumë. Zoti e di ca kam hequr ato ditë por s’kam për t’u dorëzuar. Ata policet janë vëllezërit tanë e më vjen keq për ta që duhet t’u binden ca kriminelëve”, -tha ajo.

Aktivistja kishte dhe një mesazh për punonjësit e administratës shtetërore.

Nesër merrni dhe dy të tjerë me vete bindini si i binda dhe unë prindërit e mi po nuk u ngritët ata do na shtypin. Këtu nuk ka parti ai e di shumë mirë që këtu nuk ka parti edhe unë kam të drejtë të votoj. Kijeni parasysh ditën kur të votoni kush janë këta votoni me mend përndryshe do ngelemi gjithnjë e më pak. Të gjithë rrezikojmë punën këtu administrata ngrihuni dreqi ta hajë kur do çoheni? Kaq shumë ua ka vrarë nervin?”,-u shpreh ajo./Opinion.al

Pas