Bota

Zjarri në katedralen Notre-Dame, Macron: Jam i pikëlluar


               Publikuar në : 20:37 - 15/04/19 |
geliano fataj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron anuloi fjalimin drejtuar kombit, njoftoi një zyrtar i Pallatit Elysee, pasi një zjarr i madh shpërtheu ditën e sotme në katedralen Notre-Dame në Paris.

Shkaku i zjarrit nuk është ende qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit. Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë apeloi për fonde për të shpëtuar ndërtesën, e cila po shkatërrohej.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po shkon në vendin e ngjarjes, tha: “Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët e mi, unë jam sonte i pikëlluar. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët.”

Katedralja e Notre Dame, e cila vizitohet nga miliona njerëz çdo vit, po restaurohej për shkak të çarjeve që kishin nisur të shfaqeshin në gurë, duke ngjallur frikën se struktura mund të bëhej e paqëndrueshme.

Ajo është 69 metra e lartë dhe ndërtimi i saj nisi në vitin 1163. E konsideruar si një prej shembujve më të mirë të Arkitekturës Gotike Franceze, Katedralja e Notre Dame, së bashku me Kullën Eiffel është një prej monumenteve më të famshme të Parisit./Opinion.al

Pas