Aktualitet

Zjarret në vend,Kim:Kanë mbërritur ekspertë amerikanë për të mbështetur FA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 08/08/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrrjetet socilae Kim bën të ditur se kanë mbërritur ekspertë amerikanë të luftës kundër zjarreve për të mbështetur Forcat e Armatosura shqiptare.

Ajo shkruan gjithashtu  shkruan se Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Pajisjet e dhuruara nga SHBA-të ndërkohë janë kovat për helikopterët, kostume zjarrfikëse dhe pajime të tjera për mbrojtjen e jetës dhe shtëpive nga zjarret.

“Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj – po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Pas