Kryesore

Zjarret në Kosovë, shënohet viktima e parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 04/08/21 |
Opi Nion

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Malishevë të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila sqaron se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Novoselë i Malishevës.

Bëhet me dije se viktimë ka ndërruar jete si pasojë e asfiksisë, teksa konfirmohet nga burimet zyrtare se ishte futur në një stallë të përfshirë nga zjarri.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, shkruhet në njoftimin e  Policisë së Kosovës.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërkohë autoritetet po punojnë intesivisht për të neutralizuar flakët./Opinion.al

Pas