Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim në Pashaliman me ekspertët e USAID dhe krerët e emergjencave të Mbrojtjes Civile lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.
Takimi është zhvilluar në kuadër të mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID për përballimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarreve, të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Agjencia e Mbrotjes Civile bën me dije se të pranishëm në takim kanë qenë edhe ministri Niko Peleshi, kreu i emergjencave Haki Çako dhe titullarë të lartë nga strukturat vendore.
“Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret”, shkruan Agjencia e Mbrotjes Civile.