Bota

Zjarr në një jetimore, 15 fëmijë humbin jetën


               Publikuar në : 18:19 - 15/02/20 |
xhu lia

Pesëmbëdhjetë fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një jetimore në Haiti.

Sipas mediave të huaja dy prej fëmijëve ndërruan jetë menjëherë si pasojë zjarrit të rënë në në periferi të kryeqendrës, Port-o-Prens, ndërsa 13 fëmijët e tjerë vdiqën në spital si pasojë e asfiksisë.

U bë e ditur gjithashtu se ekipet e emergjencës nuk ishin të pajisura me mjetet e nevojshme për të transportuar fëmijët në spital, si dhe nuk kishin oksigjen pasi kishin arritur në vendgjarje me motoçikleta.

Aksidenti i tmerrshëm zbuloi gjithashtu se jetimorja ku strehoheshin rreth 60 fëmijë nuk kishte leje për të operuar./Opinion.al/

Pas