Një zjarr ka përfshirë magazinën e një mobilerie në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në biznesin e shtetasit E. H., në afërsi të Urës së Gjolës dhe dyshohet të jetë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Aktualisht flakët janë fikur dhe ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al