Aktualitet

Zjarr në Derven të Fushë-Krujës, flakët rrezikojnë shtyllat te tensionit të lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 20/03/22 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ferra e shkurre në fshatin Derven të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve, për shkak se vatra e zjarrit është e madhe rrezikohen linjat e tensionit të lartë dhe një banesë.

Reparti zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat rrezikojnë banesën dhe linjën.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm dhe i vënë nga banorët e zonës për të pastruar sipërfaqet e mbuluara nga ferrat e shkurret./ Opinion.al

Pas