Aktualitet

Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar të PD, në garë Berisha përballë Ibsen Elezit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 22/05/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike këtë të dielë do të zhvillojë procesin zgjedhor për zgjedhjen  e kreut të ri të PD.

Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Sipas njoftimit të dhënë dje nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, procesi i votimit pritet të nisë nga ora 08:00 deri në orën 18:00 të pasdites së të dielës. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Në të gjithë vendin janë 108 qendra votimi ku demokratët do të drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”./Opinion.al

Pas