Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhvillim i mangët fizik i fëmijëve meshkuj nga kequshqyerja, Shqipëria ndër vendet më numrin më të lartë në botë

2018/07/18 at 3:29 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhvillim i mangët fizik i fëmijëve meshkuj nga kequshqyerja, Shqipëria ndër vendet më numrin më të lartë në botë

Shqipëria ka prevalencë të lartë të fëmijëve që kanë zhvillim të mangët fizik, sidomos në peshë dhe në gjatësi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar së fundmi mbi Indikatorët e Zhvillimit të Qëndrueshëm Global.


Raporti vëren se 7% e fëmijëve meshkuj të moshës nën 5 vjeç gjatë periudhës 2005-2015 ishin me zhvillim të mangët fizik si pasojë e kequshqyerjes, teksa vajzat janë më pak të ekspozuara (5%) sipas të dhënave të Bankës. Shqipëria renditet e para në grup për numrin më të madh të fëmijëve meshkuj që janë nën zhvillimin që kërkon mosha nga kushtet jo të mira të jetesës.

Por nga të dhënat e grafikut më poshtë shihet se Shqipëria është në nivelin më të lartë të moszhvillimit normal fizik te fëmijët në rang global. Treguesi është më i lartë se edhe në vende të tilla afrikane si Nepali, Gambia, Comorris dhe Erietria që, sipas Bankës, po rrisin fëmijët meshkuj më të shëndetshëm se Shqipëria.

Një studim i brendshëm i Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se vetëm një në dy fëmijë të moshës 11,13 dhe 15 vjeç konsumon fruta çdo ditë, dhe një në tre fëmijë konsumon fruta më shumë se një herë në ditë. Një në tre fëmijë konsumon perime çdo ditë, dhe një në katër fëmijë konsumon perime më shumë se një herë në ditë. Vajzat konsumojnë më shumë fruta dhe perime krahasuar me djemtë. Vajzat konsumojnë më shumë ëmbëlsira, ndërsa djemtë më shumë pije që përmbajnë sheqer.

Një dietë e balancuar gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës është thelbësore për një shëndet të mirë, veçanërisht, pasi zakonet e të ngrënit të formuara gjatë kësaj periudhe zakonisht ndiqen edhe gjatë moshës adulte, duke ndikuar në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda kronik.

Në vitin 2008, për herë të parë, u hartuan rekomandimet për ushqyerjen e shëndetshme në Shqipëri, ku përfshihen edhe rekomandimet ushqimore për fëmijët e moshave 6-12 vjeç, dhe atyre të moshave 13 -18 vjeç. Plani Kombëtar i Veprimit për Ushqimin dhe Ushqyerjen (PKUU) viti 2013 – 2020, u hartua në kuadrin e Programit të Përbashkët të Ushqyerjes, i zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, me mbështetjen e OBSH-së, UNICEF-it dhe FAO-s, dhe i financuar nga Fondi Spanjoll i Arritjes së Objektivave të Mijëvjeçarit.

Qëllimi i PKUU është arritja e përfitimeve në shëndetin e popullatës, nëpërmjet rritjes së numrit të individëve që ushqehen me një dietë të ekuilibruar, rritjes së numrit të individëve që ruajnë një peshë trupore të shëndetshme dhe rritjes së numrit të individëve me akses për ushqim të mjaftueshëm, të sigurt dhe të ushqyeshëm. Në shkollat shtetërore shqiptare nuk aplikohet dhënia e drekës, edhe pse ka përpjekje serioze dhe po advokohet për ofrimin në shkollat publike të ushqimeve të shëndetshme nëpërmjet mensave. Rëndësia e një diete të shëndetshme ka qenë në qendër të një numri nismash gjatë promocionit shëndetësor në shkolla.

Etiketa: botekequshqyerjanumrin me te larteshqiperiazhvillim i manget fizik


Ju sugjerojmë

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Para
Justin Bieber i emocionon të gjithë me ato që bën për të fejuarën. Sa e ka ndryshuar Hailey

Justin Bieber i emocionon të gjithë me ato që bën për të fejuarën. Sa e ka ndryshuar Hailey

Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Më thuaj shenjën e horoskopit, të them sa fëmijë dëshiron të kesh

Si dukej disa vite më parë Kolinda, presidentja kroate që vodhi zemrat e gjithë botës

Si dukej disa vite më parë Kolinda, presidentja kroate që vodhi zemrat e gjithë botës
















TE FUNDIT

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
16 Korrik, 2026

Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i cili synon mbledhjen...

Lexo më shumë

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
16 Korrik, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, në kuadër të një ristrukturimi të kabinetit qeveritar....

Lexo më shumë

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
16 Korrik, 2026

SHBA-ja ka vendosur 25 për qind tarifa për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që arriti në përfundimin se...

Lexo më shumë

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
16 Korrik, 2026

Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}