Barcelona në asnjë minutë nuk e vuri në diskutim fitoren ndaj Manchester United, duke kaluar në fazën tjetër në gjysmëfinale.
Në pjesën e parë mendoi Leo Messi, i cili ishte autor i të dy golave.
Në pjesën e dytë braziliani Coutinho ka shënuar një gol spektakolar nga jashtë zone, duke mos i lënë shans portierit De Gea.
Ndërkohë zhgënjim nga Italia. Ajaksi shtangu “Zonjën e Vjetër”.
Në Torino, Juventusi dhe Ajaksi e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1, me të njëjtin rezultat që përfundoi ndeshja në Holandë.
Cristiano kaloi në avantazh torinezët, ndërsa Van de Beek barazoi gjithçka për ekipin nga Amsterdami.
Në pjesën e dytë kapiteni De Ligt, pas një goditjeje me kokë që mposhti portierin Scezny duke nxjerrë jashtë Champions, Juven./Opinion.al