Kryesore

Zhgënjim nga Italia, Juve jashtë Champions. Kalon Barcelona


               Publikuar në : 22:57 - 16/04/19 |
geliano fataj

Barcelona në asnjë minutë nuk e vuri në diskutim fitoren ndaj Manchester United, duke kaluar në fazën tjetër në gjysmëfinale.

Në pjesën e parë mendoi Leo Messi, i cili ishte autor i të dy golave.

Në pjesën e dytë braziliani Coutinho ka shënuar një gol spektakolar nga jashtë zone, duke mos i lënë shans portierit De Gea.

Ndërkohë zhgënjim nga Italia. Ajaksi shtangu “Zonjën e Vjetër”.

Në Torino, Juventusi dhe Ajaksi e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1, me të njëjtin rezultat që përfundoi ndeshja në Holandë.

Cristiano kaloi në avantazh torinezët, ndërsa Van de Beek barazoi gjithçka për ekipin nga Amsterdami.

Në pjesën e dytë kapiteni De Ligt, pas një goditjeje me kokë që mposhti portierin Scezny duke nxjerrë jashtë Champions, Juven./Opinion.al

Pas