Kristjan Asllani duke se ka filluar zhgënjimin ndaj lojtarëve dhe drejtuesve të Interit. Asllani i cili luajti për herë të parë në karrierë në një stadium si “Camp Nou”, kishte një mundësi të artë për t’i dhënë Interit një fitore të madhe ndaj Barcelonës.
Por, 20-vjeçari jo vetëm që nuk ia pasoi topin shokut të skuadrës i cili kishte mundësi të shënonte, por edhe vet e goditi topin në duart e portierit të Barcelonës.
Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, Asllani nuk mbajti dot lotët. Shokët e skuadrës shkuan menjëherë pranë tij për ta ngushëlluar.