Mijëra qytetarë të Katalonjës kanë dalë përsëri në protestë për të kërkuar pavarësinë nga Spanja. Protestuesit shprehen se partitë që i përfaqësojnë duhet t’i ndihmojnë ata që Katalonja ndahet nga Spanja.
Banorët e Barcelonës dhe të rrethinave të saj, që për të nëntin vit radhazi kanë protestuar dje në bulevardet e famshme të qytetit bregdetar.
Mësohets e në protestë kanë dalë rreth 600 mijë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në në Diada, ceremoninë që përkujton rënien e qytetit në dominimin spanjoll, në 1714.
Kujtojmë se shumë drejtues partish të cilët kanë kërkuar pavarësinë e Katalonjës janë arrestuar, or ende nuk u është dhënë dënimi. Ish-kreu i ekzekutivit katalanas Carles Puigdemont ndodhet prej dy vitesh në qeli, pasi kërkoi ndarjen e Katalonjës nga Sapnja.
Një datë që mund të ndezë sërish tensione do të vij pas pak javësh, kur liderët në qeli do të mësojnë verdiktin e gjyqit ndaj tyre, dhe janë të shumtë që mendojnë se dënimet do të jenë të ashpra, aty ku prokuroria ka kërkuar deri në 25 vite burg. / Opinion.al E.Xh.