Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjidhet ngërçi/ Kevin McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

2023/01/07 at 8:58 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjidhet ngërçi/ Kevin McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

Kevin McCarthy është zgjedhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së . McCarthy më në fund mori detyrën pas 15 raundeve të votimit, pavarësisht se partia e tij mban shumicën në dhomë.

Fitorja e tij erdhi pas një presioni dramatik në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa rebelit të partisë Matt Gaetz iu kërkua të votonte për zotin McCarthy. Kongresmeni i Floridës ishte në mesin e gjashtë anëtarëve që u dorëzuan vonë të premten.

Më herët, mes situatave të nxehta në dhomë Kongresmeni nga Alabama duhej të frenohej fizikisht nga kolegët, teksa bërtiste dhe drejtonte gishtin drejt zotit Gaetz.

Kryetari përcakton axhendën e Dhomës dhe mbikëqyr punën legjislative. Posti është i dyti në radhë pas presidencës dhe pas zëvendëspresidentit të SHBA.

Duke folur pas konfirmimit të tij, McCarthy shkroi në Tëitter: “Shpresoj që një gjë të jetë e qartë pas kësaj jave: Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Dhe nuk do të dorëzohem kurrë për ju, popullin amerikan”.

Presidenti i SHBA Joe Biden e përgëzoi zotin McCarthy për fitoren e tij dhe tha se mezi priste të bashkëpunonte me Partinë Republikane.

“Populli amerikan pret që liderët e tyre të qeverisin në një mënyrë që vendos nevojat e tyre mbi gjithçka tjetër, dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë tani,”- tha ai.

Republikanët tashmë janë zotuar të nisin hetime mbi marrëdhëniet dhe administrimin e biznesit familjar të zotit Biden.

Pas shtyrjes së votimit të 13-të, zoti McCarthy këmbënguli para gazetarëve se ai do të “kishte votat” për të marrë kryesinë në raundin tjetër.

Në një kthesë të jashtëzakonshme në raundin e 12-të të votimit, zoti McCarthy ishte në gjendje të bindte 14 republikanë për të votuar për të.

Por kongresmenit të Kalifornisë i mungonin ende tre vota nga 217 që i nevojiteshin për të marrë postin dhe ai nuk fitoi as në raundin e 14.

Kthesa në zhvillimet që kanë mbajtur të paralizuar këtë dhomë, erdhi pasi zoti McCarthy ra dakord me shumë prej kërkesave të kundërshtarëve të tij brenda grupit të ligjvënësve republikanë.

Mes këtyre lëshime, përfshihet rivendosja e një rregulli të kahershëm të Dhomës së Përfaqësuesve që do të lejonte çdo anëtar të vetëm të saj, të thërriste një votim për largimin nga detyra të kryetarit. Në thelb një gjë e tillë do ta vendoste zotin McCarthy nën kërcënimin e vazhdueshëm të kundërshtarëve të tij, nëse do të zgjidhej në krye të kësaj dhome.

Po kështu sipas marrëveshjes ligjvënësit pritet të kenë më shumë ndikim në hartimin dhe miratimin e legjislacionit.

Ju sugjerojmë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Para
SHBA/ Një 6-vjeçar plagos me armë mësuesen në një shkollë në Virxhinia

SHBA/ Një 6-vjeçar plagos me armë mësuesen në një shkollë në Virxhinia

I dënuar me 25 vjet burg, arrestohet 36 vjeçari turk në Morinë

I dënuar me 25 vjet burg, arrestohet 36 vjeçari turk në Morinë

Plagosja e dy serbëve, policia e Kosovës heq barrikadën

Plagosja e dy serbëve, policia e Kosovës heq barrikadën

TE FUNDIT

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
12 Korrik, 2025

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com