Kryesore

Zgjidhen kryetarët e rinj të PD edhe në 4 degë të tjera, ja fituesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 23/04/22 |
Opi Nion

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar mbylljen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të PD në 4 degë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i Degës së PD në Rrogozhinë është shpallur Ilir Sabri Kasa me 67% të votave.

Ndërsa kryetar i Degës së PD në Kurbin është shpallur Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave.

Pas përfundimit të numërimit, kryetar i Degës së PD në Urën Vajgurore është shpallur Bujar Karafil Dhëmbo me 60% të votave. Dhe kryetar i Degës së PD në Fush-Arrëz, është shpallur Hil Ndue Kola me 84% të votave./Opinion.al

Pas