Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar mbylljen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të PD në 4 degë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i Degës së PD në Rrogozhinë është shpallur Ilir Sabri Kasa me 67% të votave.
Ndërsa kryetar i Degës së PD në Kurbin është shpallur Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave.
Pas përfundimit të numërimit, kryetar i Degës së PD në Urën Vajgurore është shpallur Bujar Karafil Dhëmbo me 60% të votave. Dhe kryetar i Degës së PD në Fush-Arrëz, është shpallur Hil Ndue Kola me 84% të votave./Opinion.al