Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerimi i Greqisë në Detin “Jon”/ Diplomati: Asgjë e re për Shqipërinë

2020/08/26 at 4:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjerimi i Greqisë në Detin “Jon”/ Diplomati: Asgjë e re për Shqipërinë

Anëtari i grupit negociator me Greqinë dhe diplomat në Ministrinë e Jashtme, Glevin Dervishi përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon nuk është asgjë e re për Shqipërinë.


Sqarimi i tij në Facebook vjen pas deklaratave të Kryeministrit të Greqisë, Kyrakos Mitsotakis ditën e sotme gjatë një fjalimi në Parlament, ku tha se shteti helen do të vijojë të zgjerohet deri në 12 milje edhe në detin Jon.

Deklaratat e kreut të qeverisë greke ngjallën reagime në Tiranë, por sipas Dervishit, “efekti” i 12 miljeve greke në Detin Jon në thelb nuk e prek fare Detin Territorial të Shqipërisë në Detin Jon.

Ai ka publikuar edhe një hartë ku thotë se zgjerimi i Greqisë me 12 milje “shtrihet në zonën nga Antikithra në Othoni, shumë larg ujrave territoriale shqiptare, madje duket qartë që shtrihet gjeografikisht në zonën mes Palermos dhe Libisë ku distanca është me dhjetra milje mes Greqisë dhe këtyre vendeve”.

Postimi i plotë:

Zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon, asgje e re për Shqipërinë

Gjatë seancës së sotme të Parlamantit grek në të cilën do të ratifikohen dy marrëveshje shumë të rëndësishme për delimitimin e zonave detare në basenin e Mesdheut, Greqi – Itali për ZEE dhe Greqi – Egjypt për Shelfin Kontinental, Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se menjëher Parlamentit grek do ti vijë dekreti për zgjerimin e ujrave territoriale greke nga 6 në 12 milje në Detin Jon.

Natyrshëm që të gjithë ata që i kanë ndjekur zhvillimet e fundit në këtë fushë ku janë dominuar nga një sërë përplasjesh politike, diplomatike apo edhe incidente ushtarake mes Greqisë dhe Turqisë, apo marrëveshjeve në fushën e delimitimit detar si Greqi-Itali, Greqi-Egjypt apo marrëveshja shumë e kontestuar Turqi-Libi, dëshirojnë të kuptojnë pse kjo lëvizje e Greqisë në këtë moment dhe impakti i zgjerimit të ujrave territoriale greke në Detin Jon, rajon detar ky strategjik për ne.

Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982 përcakton se hapësirat detare mes shteteve përbëhen nga tre komponentë kryesor:

– Neni 3. Deti Territorial, që janë ujërat e brendshme të një shteti dhe që shkojnë maksimumi deri në 12 milje nga vija e drejtë bazë ose vija natyrale e ujit.

– Neni 76. Shelfi Kontinental (tabani i fundit i detit deri në thellësitë e shfrytëzimit teknik) që shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së tij merret milja e 12-të e kufirit të detit territorial.
– Neni 55. Zona Ekskluzive Ekonomike (ZEE), që vendoset mbi Shelfin Kontinental, e cila shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së saj merret milja e 12-të e kufirit të Detit Territorial. ZEE-ja shtrihet nga tabani i detit deri në sipërfaqen e ujit.

Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm. Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay. Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar dhe opinionit publik në Greqi në këto momente delikate i duhet dhënë një motiv shprese dhe ND duhet të kapitalizoi politikisht në vazhdën e marrëveshjeve të përmbyllura Greqi – Itali dhe Greqi – Egjypt.

Çështja e zgjerimit të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare dhe jo një çështje negociate mes shteteve. Shtetet që janë palë të Konventës së UNCLOS 1982 si Shqipëria, Greqia, Italia, Egjypti apo edhe shumë të tjerë kur nisin proceset e delimitimit e kryejnë automatikisht negociatën me parimin e 12 miljeve detare, pra nuk ka negociate mes shteteve anëtare nëse njëra palë do ja njohi palës tjetër të drejtën e zgjerimit në 12 milje! Madje kur shtet palë të Konventës negociojnë për të ndarë detin Konventa nuk merr parasysh fare sa e ke gjerësinë e Detit Territorial me ligje të brendshëm, pra nëse e ke me ligj të brendshëm 0 milje, 3 milje, 6 milje apo 12 milje, Konventa të thotë që pavarësisht gjerësisë që ti ke me ligjin tënd, kur të negociosh do përdorësh vijën e mesit (vija me distanca të barabarta nga vijat bazë të bregdetit të dy shteteve, por kjo vijë më pas modifikohet, duke pasur parasysh edhe rrethanat e veçanta të konfigurimit të bregdetit). Sepse ndryshimi me ligje të brendshme nuk duhet të pasohet me ndryshime të marrëveshjeve, më konkretisht Italia me Greqinë e kanë delimituar me parimin e 12 miljeve të Detit Territorial si pika ku fillon matja e Shelfit Kontinental dhe ZEE edhe pse Greqia e ka 6 milje me ligj, por kur Greqia ta ndryshoi me ligj të brendshëm të mos detyrohen më pas të ndryshojnë marrëveshjen që sapo arritën.

Në rastin e delimitit në Detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj, më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare.

Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare. Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik).
Shqipëria dhe Italia janë mbi 24 milje (më konkretisht distanca minimale Shqipëri-Itali është 40,9 milje) dhe nuk mbivendosen Detet Territoriale të dy shteteve. (Për këtë arsye Shqipëria dhe Italia nuk kanë ndarë Det Territorial sepse hapësirat nuk mbivendosen dhe janë mbi 24 milje, ndryshe nga rasti i Shqipërisë me Greqinë). Por edhe pse janë mbi 24 milje automatikisht Shqipëria dhe Italia e kanë gjerësinë e Detit Territorial 12 milje.

Shqipëria e ka deklaruar dhe depozituar në OKB gjerësinë prej 12 miljesh detare me Dekretin nr. 7366, datë 9 mars 1990, i cili ka vlerë edhe sot, i cili paraqet edhe vijën e drejtë bazë me emrat e kepave më të dalë të bregdetit, mbi të cilët është ndërtuar hapësira e Detit Territorial të Republikës së Shqipërisë (Në këtë kuptim Shqipëria ka depozituar si vijën e drejtë bazë në detin Adriatik dhe detin Jon, si dhe gjerësinë e detit territorial prej 12 miljesh detare, duke marrë legjitimitet ndërkombëtar).
Madje kur Shqipëria e ka depozituar në OKB, asnjë nga fqinjët tanë detar nuk e kanë kontestuar gjerësinë tonë të Detit Territorial, pasi kjo është një e drejtë që buron nga Konventa. Vlen për tu përmendur fakti që edhe Mali i Zi po ashtu e ka 12 milje detare gjerësinë e Detit Territorial, edhe pse ne me Malin e Zi ashtu si me Greqinë ne duhet të kryejmë delimitimin e hapësirave detare. Por edhe nëse nuk do ta kishte me ligj të brendshëm 12 milje, sërish hyn në lojë Konventa që automatikisht të njeh 12 milje.

“Efekti” i 12 miljeve greke në Detin Jon në thelb nuk e prek fare Detin Territorial të Shqipërisë në Detin Jon, madje në hartën e mëposhtëme duket qartë që ky efekt shtrihet në zonën nga Antikithra në Othoni, shumë larg ujrave territoriale shqiptare, madje duket qartë që shtrihet gjeografikisht në zonën mes Palermos dhe Libisë ku distanca është me dhjetra milje mes Greqisë dhe këtyre vendeve./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
OBSH: Rastet në Shqipëri e kanë kaluar mesataren e BE

Asimptomatik, para-simptomatik, simptomatik: Ku është dallimi?

Nga cili prind e trashëgojnë fëmijët intelegjencën?

Koronavirusi, a do të hapen shkollat në Europë?

Punësimi në Gjermani, gjithçka duhet të dini për dy pr/ligjet e reja

Gjermania nis eksperimentin, iu jep qytetarëve 1200 euro pa bërë asgjë
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}