Kryesore

“Zgjedhorja”/ Gjiknuri: Do bëjmë gjithçka që reforma të kalojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 12/06/20 |
Opi Nion

Përfaqësuesi i maxhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri u shpreh se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që reforma të kalojë. Ai theksoi se PS është parti e cila i qëndron marrëveshjeve.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje. Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri./ Opinion.al

Pas