Në Maqedoninë e Veriut, nga mesnata nis heshtja zgjedhore, pasi sot mbyllet zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale.
Blerim Reka, kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, përfundoi fushatën e tij me tubimin e një ditë më parë në Tetovë.
Temat kyçe të fushatës ishin marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndër-etnike dhe politikat për rininë.
Në 21 prill qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa në 5 maj është raundi i dytë i votimit kur edhe zgjidhet presidenti i ri i vendit./Opinion.al