Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç u shpreh se zgjedhjet Presidenciale do të zhvillohen në muajin dhjetor të këtij viti.
Zgjedhjet e 22 dhjetorit përballin presidenten aktuale të vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidate e Unionit Demokratik të Kroacisë, kundër kandidatit të Social-Demokratëve dhe ish-kryeministrit, Zoran Millanoviç.
Posti i Presidentit është kryesishi ceremonial në Kroaci.
Presidenti nuk mund të vendosë veto ligjeve, megjithatë ka rol në politikën e jashtme dhe për mbrojtjen.
Sipas sondazheve të fundit, Garbar-Kitaroviç është favorite për t’i fituar zgjedhjet me rreth 29% të votave, ndërsa Millanoviç rezulton i dyti me 24%
Në garë do të jenë edhe këngëtari Miroslav Skoro dhe ish-gjykatësi Mislav Kolakushiç.
Nëse asnjëri nuk e fiton shumicën në raudin e parë të zgjedhjeve, raundi i dytë do të zhvillohet më 5 janar të vitit 2020./Opinion.al/