Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, PD akuzon PS: Po përdor të dhënat e qytetarëve nga e-Albania

2021/04/11 at 2:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, PD akuzon PS: Po përdor të dhënat e qytetarëve nga e-Albania

Partia Demokratike ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste se po shfrytëzon të dhënat personale të portalit shtetëror e-Albania.

Në një deklaratë për mediat kandidati i PD për deputet Enkelejd Alibeaj është shprehur se në selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve.

“Përdorimi i të dhënave personale të portalit e-Albania nga Edi Rama dhe PS është shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve.

Në mënyrë të paprecedentë, në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania.

Portali Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit”, thotë Alibeaj.

Alibeaj thotë se përdorimi i databazës së e-Albania nga PS përbën vepër penale dhe shkelje të privatësisë, ndërsa paralajmëron se do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

Ky skandal i pa precedentë cenon rëndë privatësinë e çdo qytetari, që për të marrë shërbime nga shteti përdor portalin e-Albania. Përdorimi i të dhënave personale, numrit të kartës së identitetit, telefonit apo të dhënave të tjera personale nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS është i dënueshëm dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve, PD do ta ndjekë hap pas hapi në rrugë ligjore këtë çështje.

Shqiptarët kanë nevojë të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur dhe sigurisht Rama nuk mund ta bëjë këtë. Për 8 vite ai e shkatërroi vendin dhe javët e fundit, për hir të interesit të tij, nuk kursen as të vjedhë dhe përdorë të dhënat personale të qytetarëve. Në 25 prill, kjo do të ndryshojë, shqiptarët do të kenë një qeverisje që kujdeset për ta”, thotë Alibeaj./Opinion.al

Etiketa: alibeaje albaniazgjedhjet

Ju sugjerojmë

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
Bota

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

11 Janar, 2026 2:14 pm
Para
Foto/ Kush është nusja që vrau vjehrrën dhe 74-vjeçarja që ndërroi jetë

Foto/ Kush është nusja që vrau vjehrrën dhe 74-vjeçarja që ndërroi jetë

Të dhënat nga e-Albania/Balla-PD:Shpifsa të dëshpëruar,kemi databazën tonë

Të dhënat nga e-Albania/Balla-PD:Shpifsa të dëshpëruar,kemi databazën tonë

Vaksina: Më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?

Vaksina: Më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?

TE FUNDIT

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Kubën se duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, përndryshe vendi ishullor nuk do...

Lexo më shumë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
11 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com