Aktualitet

Të dhënat nga e-Albania/Balla-PD:Shpifsa të dëshpëruar,kemi databazën tonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 11/04/21 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për përdorimin e të dhënave të portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuara me vite të tëra organizimi nga puna në terren dhe kontaktet direkte me njeerëzit.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamuj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!”-shkruan Balla.

Më herët, në një deklaratë për mediat kandidati i PD për deputet Enkelejd Alibeaj është shprehur se në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve./Opinion.al

Pas