Bota

Zgjedhjet në Poloni, presidenti kryeson raundin e parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 29/06/20 |
el ida

Presidenti i Polonisë, Andrzey Duda, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale i ndjekur nga rivali i tij kryesor, kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski.

Rreth 30 milionë qytetarë ose rreth 63% e popullatës morën pjesë në votime, ndërsa në garë ishin 11 kandidatë. Sipas ligjit elektoral të Polonisë, kandidati që merr mbi 50% të votave në raundin e parë shpallet fitues.

Duke qenë se as Duda dhe as Trzaskowski nuk arritën të shpallen fitues, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 12 korrik.

Temat kryesore, në të cilat janë përqendruar kandidatët janë rritja ekonomike, të drejtat e komunitetit LGBT, dhe menaxhimi i pandemisë koronavirus./Opinion.al

Pas