Bota

Zgjedhjet në Francë, pjesëmarrje e ulët në votime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 24/04/22 |
Opi Nion

Deri në mesditë me orën lokale pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze sot ishte 26.41%, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme.

Kjo shifër është më e ulët se në zgjedhjet e 2017 (I njëjti orar), kur ishte 28.23%, por më lartë e krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të 2022 dy javë më parë, kur ishte 25.48% deri në mesditë.

Analistët thonë se një pjesëmarrje e ulët nuk jep siguri për rezultatin përfundimtar.

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe exit pollet e para se kush favorizohet për të hyrë në pallatin Elysee Palace do të bëhen publike në orën 20:00.

Sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se kandidati presidencial aktual Emanuel Macron është midis 53.5% dhe 57.5% të votave e ndoshta fitues i zgjedhjeve presidenciale, por me një përqindje dukshëm më të ulët se 66% që mori në 2017, me të njëjtën kundërshtare Marin Le Pen./Opinion.al

Pas