Kryesore

Zgjedhjet/ Misioni i SHBA në OSBE: Shit-blerja e votës mbetet problem


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 07/05/21 |
Opi Nion

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Misionin e OSBE ka reaguar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një deklarate është publikuar vlerësimi për këto zgjedhje. Gjithashtu, theksohet se përfshirja e të gjitha partive politike në zgjedhje, e teknologjisë që bënte të mundur identifikimin elektoronik të qytetarëve ishin aspektet pozitive.

Sipas misionit të  SHBA-ve në OSBE mbetet problem blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale të qytetarëve dhe përdorimi i administratës.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja. Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë. Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative. Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti”./Opinion.al

Pas