Këtë të diel në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa vëmendja është te popullariteti i presidentit Erdogan. Mediat ndëkombëtare shkruajnë se partia e tij mund të humbasë shumë nga qytetet e mëdha.
Vendi përballet me inflacionin e lartë dhe recensionin. Edhe në qytete si Stambolli që dikur ishte bastioni i pathyeshëm i Erdoganit, tashmë balanca e pushtetit është zhvendosur.
Zëri i Amerikës shkruan se në lagjen Gungoren të Stambollit, njerëzit mbajnë radhën për ushqime të subvencionuara nga shteti, një shenjë e dukshme e vështirësive.
Sondazhet tregojnë një rezultat shumë të afërt mes palëve. Në këto zgjedhje lokale, mbi 57 milionë kanë të drejtë vote. Fituesit mund të shpallen në orët e para të së hënës./Opinion.al