Aktualitet

Zgjedhjet/Kim-zyrtarëve:Qytetarët të votojnë lirisht, pa trysni dhe blerje votash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 06/03/22 |
Opi Nion

Ambasadorja, Yuri Kim, në një status në rrjetet sociale teksa ka publikuar disa foto nga inspektimi në disa qendra votimi në Durrës këtë të dielë iu ka bërë thirrje zyrtarëve që të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.

Kim shpreson që qytetarët të marrin pjesë në votime duke ushtruar të drejtën e tyre të votës.

“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, shkruan Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Pas