Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 6 marsit/ Partitë në betejë për 6 bashki, nis fushata zyrtarisht

2022/02/19 at 8:05 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 6 marsit/ Partitë në betejë për 6 bashki, nis fushata zyrtarisht

Edhe pse prej disa ditësh përfaqësues partish kanë nisur takimet elektorale, ditën e sotme nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars.

Vendimi është marrë në fillim të muajit nga Komisioni Rregullator në KQZ i cili vendosi në këtë mënyrë miratimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan abcneës.al.

Partia Demokratike kërkoi më herët që data e nisjes së fushatës të ishte 7 Shkurti, me argumentimin për të pasur kohë kandidatët. Por kjo u rrëzua nga anëtarët e Komisionit Rregullator sepse sipas tyre kjo datë është e pamundur për shkak të afateve të vendosura.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndonëse në shumicën e tyre, këto bashki ishin prej shumë kohësh, pa një kryetar të zgjedhur, presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato. Ripërsëritja e tyre mund të jetë një mundësi e mirë që dhe ajo të ketë përfaqësuesit e saj në pushtetin vendor, të paktën në këto 6 bashki ku Shkodra, Durrësi por dhe Lushnja janë ndër më të mëdhatë e vendit.

Por edhe këtë herë ajo duket se do të hyjë e përçarë, për shkak të luftës së brendshme në Partinë Demokratike. Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë hyrë në zgjedhje në koalicion “Shtëpia e Lirisë”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

KQZ vendosi që koalicioni përbëhet nga LSI dhe PDK, por nuk përfshiu në të edhe Komisionin e Rithemelimit të PD me përkrahësit e ish kryeministrit Sali Berisha.

Megjithatë kandidatët e këtij koalicioni janë zgjedhur nga Berisha përmes primareve të mbajtura në 6 bashki. Edhe prezantimi i kandidatëve është bërë në të shumtën e rasteve nga Berisha./ Opinion.al

Etiketa: 6 marsifushatazgjedhje

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Gjermani, miliona mashtrime dhe vjedhje nga ndihmat e shtetit për COVID-19

Gjermani, miliona mashtrime dhe vjedhje nga ndihmat e shtetit për COVID-19

Ukrainë/ Dy shpërthime brenda 40 minutave në zonën e Luhansk

Ukrainë/ Dy shpërthime brenda 40 minutave në zonën e Luhansk

Lokalet dhe aktivitetet sportive, nga sot hyn në fuqi lehtësimi i masave në Greqi

Lokalet dhe aktivitetet sportive, nga sot hyn në fuqi lehtësimi i masave në Greqi

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com