Në tryezën e zhvilluar sot për integritetin e procesit zgjedhor ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith i cili gjatë fjalës së tij deklaroi se është me rëndësi që të garantohet që procesi zgjedhor të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm pasi kjo lidhet me të ardhmen e Shqipërisë.
“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, u shpreh ambasadori King Smith në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit.