Kryesore

Zgjedhjet/ Berisha takon kryetarët e partive aleate: Do garojmë me kandidat të përbashkët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:06 - 05/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me partitë opozitare aleate. Mësohet se PD dhe aleatët janë dakordësuar që në zgjedhjet lokale të garojnë me një kandidat të përbashkët.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Partisë Republikane  Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut  Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Agrare – Ambientaliste  Agron Duka dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi.

Ditën e martë Berisha takoi dhe me kryetarin e PL, Ilir Meta, i cili ka shprehur gatishmërinë që të mbështesë kandidatët e dalë nga PD edhe pse deri më tani ende nuk kanë  një koalicion zyrtar./Opinion.al

Pas