Politikë

3 kërkesat e KQZ për ndryshimin e Kodit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:16 - 05/10/22 |
Opi Nion

Nëpërmjet një letre drejtuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhje kërkon ndryshimin e Kodit në tre çështje kryesore, financimi i partive, përbërjen e komisioneve dhe të kufizimit të përdorimit të aseteve publike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.

Sa i përket financimeve që marrin partitë jo nga arka e shtetit sipas ligjit, KQZ kërkon: “Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet, (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar. Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si  “palë të treta”.

KQZ i kërkon Kuvendit të rishikojë Kodin edhe ndalimin e përdorimit e aseteve publike gjatë fushatës elektorale, pasi për zgjedhjet lokale nuk ka një dispozitë të veçantë në Kodin Zgjedhor. Me qëllim që procesi zgjedhor të mirë administrohet kërkohet depolitizimi i komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta, si dhe të grupeve të numërimit të votave. Për këtë propozohet që ato jenë me përbërje mikse, ku shumicën dhe vendimmarrjen ta kenë anëtarët e propozuar nga KQZ.

Tv Klan

Pas