Kryesore

Zgjedhje në 6 degët e PD, kush janë kryetarët e rinj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 18/04/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet për kryetar në 6 degë të PD.  Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën:

  1. Dega Berat:

Morën pjesë në garë 4 kandidatë.

Fitues u shpall Shyqyri Dura me 46% të votave

  1. Dega Librazhd:

Morën pjesë në garë 3 kandidatë.

Fitues u shpall Ilirjan Alliu me 53 të votave

  1. Dega Prrenjas:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave

  1. Dega 1 Tiranë:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall Fetah Hasanaj me 76% të votave

  1. Dega 5 Tiranë:

Morën pjesë në garë 5 kandidatë.

Fitues u shpall  Fatmir Myrta, me 47% të votave

  1. Dega 8 Tiranë:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall  Gazmend Sallaku, me 64% të votave

Pas