Bota

Ish-presidenti rus: Europa me valë krimi më të keqe se ajo shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:17 - 18/04/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili është zëvendësdrejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ironizoi me deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, se shteti rus do të falimentojë për punë ditësh nga pamundësia për të paguar borxhet e tij.

“Po ramë ne, bie dhe Europa. Presin një mirënjohje të fuqishme nga europianët e thjeshtë për hiperinflacionin, që nuk mund t’i atribuohet më rusëve të këqij, për mungesën e produkteve bazë në dyqane dhe për fluksin e refugjatëve, që do të provokojë një valë krimi të dhunshëm më keq se ai shqiptar. Atëherë tezet dhe dajat e Brukselit do të duhet të ndryshojnë retorikën e tyre. Ai paralajmëroi se “në rrugët e qyteteve europiane të rregulluara mirë, zjarret me aromë gomash do të digjen për nder të heronjve të Ukrainës”. Medvedev akuzoi liderët europianë se kanë ëndërruar çdo natë për rrënimin e Rusisë.   “Kjo është ajo që ata duan fshehurazi natën! Kjo është strategjia e thellë e Bashkimit Europian, plani sekret i mazokistëve nga Brukseli dhe partnerëve të tyre në lojërat nga përtej oqeanit”,- shkruan zyrtari në një reagim në telegram lidhur me efektet e sanksioneve ndërkombëtare.

Medvedev pretendoi ndër të tjera se sistemi financiar IBE-së nuk është i qëndrueshëm.

Pas