Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS për të zhvilluar mbledhjen e Kryesisë. Një nga pikat e rendit të ditës është edhe përcaktimi i emrit të kandidatit për president që do t’i propozohet parlamentit në seancën plenare që do të mbahet nesër në orën 18:00.
Rama ka vetëm pak që ka mbërritur në SHBA, ndërkohë që sikurse duket në foto ai është shfaqur me një dosje në dorë duke u futur në selinë e PS.