Kryesore

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: PD nuk merr nesër pjesë në procesin e votimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 03/06/22 |
Opi Nion

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ndryshe nga kryetari i PD Sali Berisha, thotë se PD nuk do të marrë pjesë në votimin e presidentit të ri ditën e nesërme.

Më tej, Alibeaj deklaroi se PD mori pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke kërkuar një President mbi palët dhe të të gjithë shqiptarëve, por sipas tij PS u tërhoq.

“Bojkot do të ishte sikur ne mos të merrnim kurrsesi pjesë në proces. Ne nesër nuk marrim pjesë në votim. Shqiptarët i kanë parasysh të gjitha sforcot tona. Është proces, i cili vetëm nga ne nuk u bojkotua. Ne jemi futur në këtë proces, duke kërkuar zgjedhjen e një Presidenti mbi palët, zgjedhjen e presidentit të shqiptarëve, qytetarit të parë që duhet të simbolizojë unitetin e popullit. Kjo ishte arsyeja pse që në fillim, duke respektuar detyrimet kushtetuese, morale, politike, ndaj zgjedhësve tanë, ne u futëm në mënyrë të hapur në këtë proces, duke marrë pjesë e duke përcaktuar rregulla, se si procesi do duhej të ishte i përbashkët, në mënyrë që dhe produkti të ishte i gjithëpranuar dhe të jepte garanci për ushtrimin në mënyrë normale të detyrës së Presidentit. Nuk është një proces normal, sikur s’ka ndodhur asgjë. Ajo që kam thënë në fillim u provua. Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’iu dhënë qytetarëve një president përfaqësues të të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Alibeaj.

Pas