Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri Amerikës: “Rasti Pjetri” përplasje Rama-Bushati

2019/08/29 at 7:59 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri Amerikës: “Rasti Pjetri” përplasje Rama-Bushati

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë dhe ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Shkak është bërë situata e krijuar në Shkodër veçanërisht pas zbulimit të fakteve se kandidati socialist i votuar për drejtimin e Bashkisë, Valdrin Pjetri, rezultoi të kishte fshehur problemet e së kaluarës së tij, kur në fillim të viteve 2000 ishte arrestuar dhe dënuar në Itali.

Zoti Bushati ka qenë që prej vitit 2016, drejtues politik i Partisë socialiste në Shkodër, por ai u zëvendësua, me një vendim të zotit Rama, pikërisht nga Pjetri, pak përpara se ky i fundit të detyrohej të jepte dorëheqjen, pas publikimit nga opozita të dokumentave që vërtetonin dënimin e tij në Itali. Rastin e tij, kryeministri e trajtoi si një përgjegjësi individuale, por në të kundërt, për ish ministrin Bushati “kemi mbërritur në pikën e derdhjes për një fenomen të cilin duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Sepse 30 vjet pas shembjes së komunizmit besoj fuqimisht që PS dhe të gjithë faktorët e tjerë politike kanë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit më të mirë”.

Kryesia e Partisë Socialiste, siç njoftoi Sekretari i saj i Përgjithshëm Taulant Balla, ka vendosur “riformatimin” e degës së saj në Shkodër, ose e thënë ndryshe shkrirjen e strukturave aktuale, ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve lokale atje, të paktën të atyre të gjinisë mashkullore. Zoti Balla njoftoi gjithashtu për synimin e PS, të paralajmëruar dhe nga zoti Rama, për të ashpërsuar ndëshkimet e parashikuara nga i ashtuquajturi Ligj për dekriminalizimin. Por për zotin Bushati “kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Ish ministri i Jashtëm ishte i drejtëpërdrejtë kur u shpreh se “në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë”.

E duke folur për një fenomen, zoti Bushati i mëshoi fort idesë se “ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur atë. Gabimet që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”. E për këtë arsye, sipas ish ministrit të Jashtëm “si politikanë, kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni dhe jo thjesht për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë lidhje me nevojën për një reformë politike brenda partive tona. Një reformë politike që të sjellë një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo partia e komuniteteve”, nënvizoi zoti Bushati. /Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Pezullimi i parlamentit provokon reagim të ashpër në Mbretërinë e Bashkuar

Pezullimi i parlamentit provokon reagim të ashpër në Mbretërinë e Bashkuar

Lëvizja e trupave të KFOR-it në Kosovë alarmon mediat në Serbi

Lëvizja e trupave të KFOR-it në Kosovë alarmon mediat në Serbi

Nuk ka qetësi për Greqinë, goditet nga një tjetër tërmet

Tërmeti i fuqishëm trondit ishullin e Rodosit

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com