Negociatorët e Kievit do të tërhiqen nga bisedimet e paqes me Moskën nëse Rusia vret forcat ukrainase që ende qëndrojnë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit, tha presidenti ukrainas.
“Nëse njerëzit tanë vriten në Mariupol,” u tha Zelensky gazetarëve, “Ukraina do të tërhiqet nga çdo proces negociator”.
Mbrojtësit – të përbërë nga marinsa, anëtarë të regjimentit të diskutueshëm Azov, roje kufitare dhe oficerë policie – janë forcat e fundit ukrainase të mbetura në Mariupol, i cili është goditur nga Rusia për javë të tëra.
Raportohet se ka edhe civilë të strehuar në fabrikën e çelikut./Opinion.al