Disa sulme ajrore ruse goditën kryeqytetin ukrainas Kiev të enjten ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi qytetin për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Në një fjalim natën vonë, Zelensky dënoi sulmin, duke thënë se ai “thotë shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”.
Presidenti i Ukrainës akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet të “poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata”, duke shtuar se “kërkon një përgjigje të fortë”.
Sulmet ruse në qytete të tjera anembanë vendit, duke përfshirë Fastiv dhe Odesa, “dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund të lëmë vigjilencën tonë”,-tha ai.
“Ne nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Ne ende duhet të luftojmë. Ne ende duhet të dëbojmë pushtuesit,”-shtoi ai.
Zelensky theksoi se ishte e rëndësishme që shefi i OKB-së të vizitonte vendet e varrezave masive në Borodyanka dhe rajonin e Kievit, për të parë “me sytë e tij se çfarë kishin bërë pushtuesit rusë atje”./Opinion.al