Kronikë

Tiranë/Sekuestrohen 4 automjete luksoze të vjedhura në vendet e BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 29/04/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka sekuestruar 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Ndërsa  janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre pasi dyshohen se trafikonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së.

Policia ka informuar se u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasit B. S., E. N. dhe E. K., të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Z. D., banues në Maqedoninë e Veriut.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas