Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se të premten ukrainasit kanë rimarrë gjashtë vendbanime nga forcat ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i konfliktit në shkurt.
“Ne vazhdojmë të rivendosim territoret e de-okupuara të Ukrainës. Deri më sot janë ç’uzurpuar 1015 vendbanime, që është plus gjashtë në 24 orët e fundit. Ne kthejmë energjinë, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale atje”, tha ai në fjalimin e tij.
Ai gjithashtu deklaroi se “çlirimi gradual i rajonit të Kharkivit” dëshmon se Ukraina “nuk do t’i lërë asgjë armikut”.