Bota

Zelensky duke konsumuar kokainë? E vërteta e videos që po qarkullon në rrjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 25/04/22 |
Opi Nion

Një video që tashmë është bërë virale në mediat sociale shfaq presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me kokainë në tavolinën e tij.

Sikurse shihet në pamje, presidenti ukrainas ndodhet përpara kompjuterit të tij duke folur me disa persona, ndërsa pranë tij shfaqet një sasi kokaine.

Këto pamje janë publikuar nga media pro ruse, por kanë rezultuar të rreme.

Në videon e manipuluar, një sasi e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk.

Nuk kaloi shumë kohë para se video origjinale, pa kokainë të publikohej.  Ka qenë gazetari i BBC, Shayan Sardarizeh, i cili vuri në dukje se videoja origjinale ishte e muajit mars – por deri atëherë qindra llogari pro-ruse, anglishtfolëse në Twitter kishin përhapur videon e rreme.

Pas