Bota

Zelensky bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 29/06/22 |
Opi Nion

“Vladimir Putin është një terrorist që udhëheq një shtet terrorist”. Kështu është shprehur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Gjatë një lidhje me video në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë mbrëmjes së djeshme, Zelensky përsëriti se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Ai i kërkoi gjithashtu organizatës ndërqeveritare të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar krimet ruse gjatë luftës.

“Ne duhet të veprojmë urgjentisht për të bërë gjithçka për ta bërë Rusinë të ndalojë vrasjet,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe “aktiviteti terrorist” i Rusisë do të përhapet në vendet e tjera evropiane dhe Azi, duke veçuar shtetet baltike, Poloninë, Moldavinë dhe Kazakistanin.

“Putini është bërë terrorist. Aktet terroriste janë të përditshme. Çdo ditë ata veprojnë si terroristë.”

Zelensky përmendi nenin 6 të kartës së OKB-së, i cili thotë se një anëtar “i cili ka shkelur vazhdimisht parimet e përfshira në këtë Kartë mund të përjashtohet nga organizata”.

Do të ishte praktikisht e pamundur të dëbohej Rusia nga Këshilli i Sigurimit pasi ajo është një anëtare e përhershme e këshillit dhe mund të vërë veton ndaj çdo mocioni për ta shkarkuar atë.

Pas