Bota

Johnson: Nëse Putini do të ishte grua nuk do të kishte pushtuar Ukrainën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 29/06/22 |
Opi Nion

“Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur luftën në Ukrainë nëse do të ishte një grua. Kështu është shprehur kryeministri i Britanisë së Madhe,  Boris Johnson, raporton Sky news.

Ai e përshkroi konfliktin si “të çmendur ” dhe i tha transmetuesit gjerman ZDF: “Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte hyrë në një luftë të çmendur”.

“Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë.”

Sky news shkruan se vlen të theksohet se Katerina e Madhe, udhëheqësja femër më jetëgjatë e Rusisë, theu një marrëveshje ndërkombëtare për të aneksuar Krimenë në vitet 1700, ashtu siç ka bërë Putin.

Kryeministri sugjeroi gjithashtu se duhet të ketë më shumë gra në pushtet dhe shtoi se Perëndimi duhet të mbështesë Kievin në strategjinë e tij ushtarake për të ndihmuar në ndryshimin e dinamikës së konfliktit”.

“Ne me të vërtetë duam t’u japim ukrainasve qëndrueshmëri strategjike,” tha ai.

Ndërkohë, Emmanuel Macron denoncoi sulmin ajror në Kremenchuck si një “krim të ri lufte”, duke u zotuar se mbështetja për Kievin nuk do të lëkundet.

Pas