InstaBIZ

Zbulohet telefonata e Aniston dhe Pitt pas divorcit me Jolie


               Publikuar në : 12:28 - 11/07/19 |
xhu lia

Një nga divorcet më të bujshme në Hollywood ka qenë padyshim ai i çiftit të njohur Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe gjithashtu para tij, edhe divorci mes Jennifer Aniston dhe Pitt.

Kohët e fundit “Us Weekly” ka zbuluar se çfarë është thënë në një telefonatë mes aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij të parë, Jennifer Aniston.

Mësohet se Pitt i është ankuar ish-bashkëshortes së tij se po kalon një periudhë të vështirë dhe stresuese, për shkak të ndarjes së dytë.

Gjithashtu ai i ka kërkuar falje Jennifer, sepse pasi i dha fund lidhjes me të tha publikisht se martesa me aktoren ja kishte bërë jetën të mërzitshme dhe të lodhshme.

Por Pitt dhe Aniston nuk u rikthyen bashkë, ata qëndruan miq të mirë, madje aktori ishte i ftuar në ditëlindjen e saj në shkurt të këtij viti./Opinion.al/

Pas