Aktualitet

Zbulohet shuma që 3 grabitësit vodhën në bankën e nivelit të dytë në Koplik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 10/05/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Koplik. Banka u grabit ditën e djeshme nga 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

Ndërsa Klan News raporton se autorët e grabitjes kanë mundur që të grabisin 10 mijë Euro, 1 mijë Dollarë dhe 4 milionë Lekë të vjetra.

Mësohet se kjo shumë është marrë nga sportelet e bankës. Pas grabitjes 3 autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes me një makinë “Volkswagen Golf 3”. Ndërsa në dalje të qytetit kanë djegur automjetin me të cilin janë larguar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një qytetari automjetin e tij “Benz”.

Prej ditës së djeshme policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes./Opinion.al

Pas