Bota

Zbulohet një  varr masiv pranë Kievit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 10/04/22 |
Opi Nion

Një varr masiv me dhjetëra trupa të civilëve ukrainas u zbulua në Buzova, një qendër e vogël e çliruar disa kilometra në perëndim të kryeqytetit Kiev, thanë zyrtarët lokalë, sipas Guardian.

Taras Didych, kreu i komunitetit të Dmytrivka, i cili përfshin Buzova dhe disa fshatra të tjerë fqinj, i tha TV ukrainas se varri masiv ndodhet pranë një stacioni karburanti.

Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.

Ndërkohë, Vladimir Putin ka emëruar një komandant të ri, gjeneralin e ushtrisë Alexander Dvornikov, për Ukrainën. Ky zhvillim i ri vjen pasi presidenti rus ndryshon strategjinë e tij pas dështimit në Kiev, sipas zyrtarëve amerikanë dhe evropianë./Opinion.al

Pas